Associated Press siguron dokumentin: Donald Trump kërcënon Meksikën me luftë

Publikuar tek: bota, më 10:51 02-02-2017 Associated Press siguron dokumentin: Donald Trump kërcënon Meksikën me luftë

Nëse Meksika nuk pranon të paguajë për murin në kufrin me SHBA-në, atëherë Donald Trump do të dërgojë ushtrinë amerikane në shtetin fqinj. Ky ka qenë qëndrimi që presidenti i SHBA-së ka mbajtur gjatë bisedës telefonike me homologun Enrique Pena Nieto.

Associated Press shprehet se ka siguruar transkriptin e bisedës së Trump me Nieto, ku presidenti amerikan shprehet se ushtria meksikane është e frikësuar përballë “njerëzve të këqinj” që kalojnë ilegalisht kufirin, por ushtria e tij nuk ndjen frikë dhe se është e gatshme për të zbritur në kufi.

“Ju keni ca të këqinj aty poshtë. Nuk po bëni sa duhet për t’i ndalur. Unë mendoj se ushtria juaj ka frikë. Ushtria jonë nuk ka, kështu që mund edhe ta dërgoj atë poshtë për t’u marrë me këtë punë”, raportohet të ketë thënë Trump.

Presidenti Trump nuk ka sqaruar nëse “të këqinjtë” janë trafikantët e drogës apo njerëzit e thjeshtë që kalojnë ileaglisht kufirin, gjithsesi, nga presidenca meksikane kanë mohuar që SHBA të ketë bërë këtë kërcënim, ndërsa ‘Shtëpia e Bardhë’ nuk pranoi të komentonte.

Mediat raportojnë gjithashtu se edhe biseda telefonike e Trump me kryeministrin e Australisë është ndërprerë për shkak të tensionit. 

us-and-mexico-map_430008.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01186203956604
array(1) { ["section"]=> string(81) "associated-press-siguron-dokumentin-donald-trump-kercenon-meksiken-me-lufte-67458" }