Asteroidi 1.000 metra i gjërë kërcënon Tokën, ekspertët zbulojnë datën dhe vitin e përplasjes

Publikuar tek: aktualitet, më 19:29 28-10-2020 Asteroidi 1.000 metra i gjërë kërcënon Tokën, ekspertët zbulojnë datën dhe vitin e përplasjes

Një asteroid i quajtur ‘Zoti i Kaosit’ po afrohet gjithnjë e më shumë me Tokën dhe brenda 48 vitesh mund të godasë planetin tonë.  

Paralajmërimi ka ardhur nga astronomët e Universitetit të Hawai, të cilët pohojnë se sipas llogarive ai do të përplaset në Tokë më 12 prill 2068.

Rruga e asteroidit masiv “Apophis’ është përshpejtuar për shkak të rrezatimit jo-uniform, i cili ndikon në qendrueshmërinë e tij.

Apophis është më shumë se 1 mijë metra i gjërë dhe ka një plasje të jashtëzakonshme, pasi është e barabartë me 880 milionë ton tritol.

Apophis u zbulua më 19 qershor 2004 nga astronomët në Observatorin Kombëtar të Kitt Peak në Arizona. Që atëherë asteroidi është gjurmuar ndërsa orbiton rreth diellit, të cilin e përfundon në më pak se një vit Tokësor. 

Studiuesit panë Aphophis me teleskopin Subaru në fillim të këtij viti dhe vunë re që ai kishte marrë shpejtësi pas analizës, i njohur si efekti Yarkovsky. 

Kur trupi i asteroidit nxehet në dritën e diellit, ai ri-rrezaton energjinë larg si nxehtësia, e cila vepron si shtytës të vegjël për objektin kozmik. Asteroidi përshkruan një distancë prej 170 metrash në vit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘20% e kryeqytetit është imunizuar nga Covid-19’, Sulcebe: Një person që ka kaluar virusin...
Agron Llakaj tregon si e mposhti Covid-19: U prekëm bashkë me bashkëshorten, na shërbeu vajza e cila nuk e mori parasysh... »
Article Logic
Execution time: 0.01190710067749
array(1) { ["section"]=> string(99) "asteroidi-1-000-metra-i-gjere-kercenon-token-ekspertet-zbulojne-daten-dhe-vitin-e-perplasjes-225546" }