AstraZeneca zhgënjen BE-në: Do sjellim më pak se gjysmën e vaksinave që kemi premtuar

Publikuar tek: bota, më 20:58 22-01-2021 AstraZeneca zhgënjen BE-në: Do sjellim më pak se gjysmën e vaksinave që kemi premtuar AstraZeneca

AstraZeneca, një nga kompanitë që prodhon vaksinën kundër COVID-19, ka paralajmëruar vendet e BE-së të presin mungesa në dërgesat e saj.

Ky lajm u bë i ditur ndërsa BE po priste 100 milionë doza në tre-mujorin e parë të vitit. Diskutohet që kompania të japë më pak se gjysmën e kësaj sasie, megjithëse theksohet se shifrat përfundimtare nuk ishin përcaktuar.

Kompania e AstraZeneca këmbëngul se kjo situatë nuk ishte e planifikuar, por tha se numri i vaksinave do të ishte më i ulët se sa parashikohej për shkak të uljes së rendimenteve në një vend prodhimi brenda zinxhirit të furnizimit Evropian.

“Ne do të furnizojmë me dhjetëra miliona doza në shkurt dhe mars në BE, ndërsa vazhdojmë të rritim vëllimet e prodhimit”, tha kompania.

Lajmi është veçanërisht problematik për vendet e BE sepse vaksina, e bërë në bashkëpunim me universitetin e Oksfordit, ishte e para-porositur nga blloku evropian dhe dozat deri në 400 milion të kursit me dy faza do të mbulonin gati gjysmën e popullsisë së rajonit 446 milion.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Elon Musk hap thesin: Jep 100 milionë dollarë për një ide të vetme
Joe Biden befason sërish, ja kujt ia beson rolin e sekretarit të Mbrojtjes »
Article Logic
Execution time: 0.0070009231567383
array(1) { ["section"]=> string(91) "astrazeneca-zhgenjen-be-ne-do-sjellim-me-pak-se-gjysmen-e-vaksinave-qe-kemi-premtuar-236021" }