Astrit Patozi: Edi Rama kishte të drejtë për zogjtë e korbit

Publikuar tek: politike, më 19:00 22-02-2018 Astrit Patozi: Edi Rama kishte të drejtë për zogjtë e korbit

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi me anë të një statusi në Facebook ka ironizuar fjalët e Ramës sot në Kuvend, ku ky i fundit ka krahasuar opozitën me zogjtë e korbit.

Opozita ka protestuar kundër fjalëve të kryeministrit, duke u larguar nga salla ku po zhvillohej seanca plenare e ditës së sotme.

Patozi ka thënë se Rama ka të drejtë për etiketimin që i ka bërë opozitës, në një kohë kur Organizata Transparency International ka shpallur rënien me 8 vende të Shqipërisë në raportin e korrupisonit gjatë kohës që PS është në qeveri.

REAGIMI I PLOTË:

EDI RAMA KISHTE TË DREJTË...

Edi Rama kishte shumë të drejtë sot kur foli në parlament për zogjtë e korbit. 

Sepse e tha në të njëjtën ditë që Organizata Transparency International shpalli raportin e shkallëzimit të korrupsionit për vitin 2017, në të cilin Shqipëria e udhëhequr prej tij kishte zbritur plot 8 vende më poshtë.

A nuk ngjet kështu edhe me zogjtë e korbit, që sa më shumë rriten, aq më shumë nxihen?

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011850118637085
array(1) { ["section"]=> string(66) "astrit-patozi-edi-rama-kishte-te-drejte-per-zogjte-e-korbit-111130" }