Astrit Patozi fton publikisht Rudina Hajdarin te 'Bindja': Është e mirëpritur çdo ditë që nga sot

Publikuar tek: politike, më 21:32 23-04-2019 Astrit Patozi fton publikisht Rudina Hajdarin te 'Bindja': Është e mirëpritur çdo ditë që nga sot

Kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ka ftuar publikisht mbrëmjen e sotme deputeten Rudina Hajdari që ti bashkohet kësaj partie.

I ftuar në Abc News me Mirela Milorin, Patozi është shpehur se Rudina është e mirëpritur te Bindja çdo ditë duke nisur që nga sot e deri kur të mendojë se duhet ti bashkohet këtij projekti, që Patozi tha nuk ishte i tiji por i shumë njerëzve.

Patozi: ...Jemi takuar bashkë, kemi diskutuar dhe për këtë projekt të ri politik. Ajo është e mirëpritur çdo ditë që nga sot deri kur ta mendojë tek ky projekt sepse nuk është projekti im, por i shumë njerëzve. Është në të drejtën e saj sepse njeriut i duhet lënë koha për të gjetur dhe ai momentin e vet.

Mirela Milori: Pra keni bërë një ofertë të hapur?

Astrit Patozi: Unë kam bërë ofertë të hapur dhe kam dëgjuar idetë e saj. Ne të dy kemi qenë dakord që Shqipëria ka nevojë për një gjë të re politike, për një shkundje të sistemit, për ndryshimin e sistemit. Ne jemi në një periudhë të errët të demokracisë. Ne donim që në këtë çmenduri politike të ishim një shkëndijë që të thonim që ka edhe një arsye në këtë mes.

Ndërkohë nga një studio tjetër televizive, Rudina Hajdari ka refuzuar të bëhet pjesë e Bindjes Demokratike, duke u shprehur se prioriteti i saj kryesor mbetet grupi parlamentar demokrat.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.037661075592041
array(1) { ["section"]=> string(101) "astrit-patozi-fton-publikisht-rudina-hajdarin-te-bindja-eshte-e-mirepritur-cdo-dite-qe-nga-sot-161595" }