Astrit Patozi i habit të gjithë, publikon foton: Më në fund lajmi i shumëpritur, përshëndes dorëheqjen e Edi Ramës

Publikuar tek: politike, më 14:13 14-01-2020 Astrit Patozi i habit të gjithë, publikon foton: Më në fund lajmi i shumëpritur, përshëndes dorëheqjen e Edi Ramës Edi Rama

Astrit Patozi, përmes një deklarate bërë në faqen zyrtare të Bindjes Demokratike i ka habitur të gjithë.

Teksa publikon foton e reformës zgjedhore ku janë ulur për dialog Oerd Bylykbashi i PD, Rudina Hajdari e opozitës së re, Petrit Vasili i LSI dhe Damian Gjiknuri i PS, Patozi thotë se e përshëndet dorëheqjen e Ramës.

Mirëpo, deri tani nuk ka asnjë dorëheqje të kryeministrit dhe kjo deklaratë e Patozit lexohet si ironi lidhur me faktin që PD dhe LSI u ulën në tryezën e dialogut edhe pse ‘kryeministri i krimit dhe drogës’ siç e cilësonin ata Ramën, nuk u dorëhoq.

“Më në fund një lajm i shumëpritur për qytetarët shqiptarë. Përshëndes dorëheqjen e parevokueshme të Edi Ramës, kryeministrit të qeverisë së krimit dhe të drogës, që i hapi rrugë dialogut kontruktiv mes maxhorancës me opozitën parlamentare dhe atë jashtëparlamentare për të mirën e Shqipërisë. Që prej sot gjithçka është e mundur…”, shkruan Patozi.

Palët kanë rënë dakord që deri më 15 janar të përfundojë reforma zgjedhore.

Screenshot_10.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13543915748596
array(1) { ["section"]=> string(118) "astrit-patozi-i-habit-te-gjithe-publikon-foton-me-ne-fund-lajmi-i-shumepritur-pershendes-doreheqjen-e-edi-rames-192031" }