Astrit Patozi ka përcaktuar kundërshtarët e tij politikë me të cilët do të përballet në zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit.
Koordinatori i Partisë Bindja Demokratike gjithashtu ka bërë me dije dhe aleatët me të cilët shpreson se do krijojë një front opozitar kundër dy blloqeve të mëdha PS dhe PD-LSI.
Këta të fundit janë kundërshtarët e Bindjes Demokratike ndërsa për aleatë, Patozi thërret çdo parti që ka qëllime të ngjashme, t’i bashkohet aksionet.