Astrit Patozi pranon ‘fajin’: Votova gabimin historik, jam dakord plotësisht me Ilir Metën

Publikuar tek: politike, më 15:11 09-10-2019 Astrit Patozi pranon ‘fajin’: Votova gabimin historik, jam dakord plotësisht me Ilir Metën

“Jam dakord plotësisht me Presidentin e Republikës, kur thotë se gjendja politike në Shqipëri u rëndua pas ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008”.

Kështë deklaron kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi, ndërsa thotë se do t’i pëlqente që këtë qëndrim ta mbante LSI.

Patozi pretendon se ndryshimi i sistemit në vitin 2008, është përgjegjësi kryesor për krizën e thellë politike në Shqipëri.

“Koha i ka dhënë të drejtë Ilir Metës, i cili asokohe ishte në grevë urie për ta kundërshtuar kryetarokracinë, ndërsa unë kam qenë njëri prej atyre që e kanë votuar atë gabim historik, edhe pse nisur nga një qëllim i mire”, shkruan kreu i PD në një postim në rrjetet sociale:

REAGIMI I ASTRIT PATOZIT:

JAM DAKORD PLOTËSISHT ME ILIR METËN

Jam dakord plotësisht me Presidentin e Republikës, kur thotë se gjendja politike në Shqipëri u rëndua pas ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008.
Por do ta mbështesja më shumë në rast se do të shikoja që ky këndvështrim do të shndërrohej në qëndrim zyrtar të LSI-së, si njëra nga partitë kryesore të opozitës.

Do të ishte një kontribut i mirëpritur për kauzën e ndryshimit të sistemit, i cili, sipas meje, është përgjegjësi kryesor për krizën e thellë politike në Shqipëri.

Por mbi të gjitha, mendoj se do t’ia vështirësonte shumë misionin Edi Ramës dhe Lulzim Bashës për ta mbajtur me thonj statuskuonë e listave të mbyllura, si thelbi i një pushteti okult dhe të pamerituar që është keqpërdorur për më shumë se 10 vjet.
Koha i ka dhënë të drejtë Ilir Metës, i cili asokohe ishte në grevë urie për ta kundërshtuar kryetarokracinë, ndërsa unë kam qenë njëri prej atyre që e kanë votuar atë gabim historik, edhe pse nisur nga një qëllim i mirë.

Por politika është dinamike dhe askush nuk mund të mburret për një meritë të dikurshme dhe as të mbajë në shpinë një faj gjithë jetën.

Jo thjesht ngaqë “koka e falur nuk pritet”, por edhe sepse ka gjithmonë kohë dhe mundësi për t’i ndrequr problemet e shkaktuara nga vendimmarrje të gabuara.
Ka vetëm një kusht për të qenë i besueshëm: që, si ndjesa, ashtu edhe distancimi, duhet të bëhen pa hipokrizi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071179866790771
array(1) { ["section"]=> string(93) "astrit-patozi-pranon-fajin-votova-gabimin-historik-jam-dakord-plotesisht-me-ilir-meten-181388" }