Astronomët: Mund të kemi gjetur prova se universet paralele ekzistojnë

Publikuar tek: bota, më 20:47 15-10-2019 Astronomët: Mund të kemi gjetur prova se universet paralele ekzistojnë Foto ilustruese

Universet paralele prej vitesh kanë qenë frymëzim për filmat fantashkencë, por sipas disa astronomëve, nuk përjashtohet mundësia që të ekzistojnë.

Ajo që provokoi idenë e ekzistencës së multiversit është një “zonë e ftohtë” të cilën dy shkencëtarë e kanë monitoruar për një kohë të gjatë.

Kjo zonë masive e ftohtë, rreth 1.8 milion kilometra nga njëri skaj në tjetrin, ka nxitur teorinë se pikërisht këtu, dy universe janë përplasur me njëra-tjetrën. Kjo “përplasje” mund të jetë edhe përgjigja pse në këtë zonë të universit mungojnë mijëra e mijëra galaktika.

“Nuk mund të themi me siguri se çfarë e ka shkaktuar këtë zonë, ku temperaturat janë më të ulëta se në pjesën tjetër të universit. Por ka edhe shpjegime ekzotike, ku më interesante nga të gjitha është ajo se zona e ftohtë është krijuar nga përplasja e universit tonë me një univers fluskë,” thotë autori i studimit Ruari Mackenzie.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024423837661743
array(1) { ["section"]=> string(76) "astronomet-mund-te-kemi-gjetur-prova-se-universet-paralele-ekzistojne-182205" }