Astronomët: Zbulohet ujë në planetin e banueshëm

Publikuar tek: bota, më 19:19 11-09-2019 Astronomët: Zbulohet ujë në planetin e banueshëm Foto ilustruese

Shkencëtarët thonë se kanë arritur të zbulojnë për herë të parë ujë në një planet alien që qëndron në zonën e “banueshme”.

Zbulimi është bërë duke vëzhguar planetin K2-18b, i zbuluar në vitin 2015 dhe i konsideruar si “Super-Tokë” për shkak të madhësisë dhe potencialit të madh që ka për të qenë i banueshëm.

Astronomët nga Universiteti i Montrealit thanë se kanë arritur të identifikojnë ujë në formë avulli që mund të kondensohet në ujë.

K2-18b është dy herë më i madh se Toka dhe katër herë më i rëndë. Ky planet është shumë larg për t’u vëzhguar nga shkencëtarët, por ata mund të analizojnë mënyrën se si drita frakturohet nga ky planet kur kalon atmosferën e tij, teksa kalon rreth diellit të tij të emëruar K2-18.

Ky planet është shumë më afër diellit, dhe do vetëm 33 ditë për të kryer një rotullim.

“Është i vetmi planet jashtë sistemit diellor për të cilin ne dimë se ka temperaturën e duhur, atmosferë dhe ujë”, tha një nga astronomët.

Megjithatë kjo nuk do të thotë se në këtë planet mund të jetojnë njerëzit. Është një shpesë e madhe për të gjetur jetë në univers.

Shkencëtarët shpresojnë se teknologjia e re e teleskopëve mund të zbardhë më tepër sekrete për këtë planet, veçanërisht teleskopi i NASA, James Ëebb Space Telescope, që do të lëshohet në vitin 2021.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071098804473877
array(1) { ["section"]=> string(54) "astronomet-zbulohet-uje-ne-planetin-e-banueshem-178111" }