‘Ata hyjnë pa trokitur’, tragjikomedia shqiptare vihet në skenën e teatrit më të njohur në Kroaci

Publikuar tek: kulture-art, më 15:52 02-12-2020 ‘Ata hyjnë pa trokitur’, tragjikomedia shqiptare vihet në skenën e teatrit më të njohur në Kroaci

Një nga tragjikomeditë më të mira shqiptare, “Ata hynë pa trokitur”, është vënë në skenë në një nga teatrot më të mëdha të Kroacisë.

Vepra e zhanrit absurd shkruar nga Armand Bora dhe me regji të Leonard Hamitajt është shfaqur për herë të parë në Kroaci, duke sjellë para publikut ndërthurjen e elementëve të absurdit, komedisë me tragjedinë, sarkazëm dhe ironi.

Tragjikomedia është interpretuar nga vetë regjisori që ka rol protagonist dhe aktorja kroate Ana-Marija Burušić. Subjekti i veprës sjell në vëmendje marrëdhëniet e vështira bashkëshortore në kohën e regjimit totalitar në Shqipëri.

Një çift i cili për shkak të sistemit dhe faktit që pritet të internohen përjetojnë vështirësi në marrëdhënie pavarësisht dashurisë së tyre te madhe për njëri-tjetrin. Absurdi i marrëdhënies së tyre reflektohet pikërisht në faktin se gjatë gjithë kohës ata kërkojnë të gjejnë shkakun dhe gabimin që është bërë dhe atë kërkojnë ta gjejnë tek njëri-tjetri...

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aktorja e pranon publikisht dhe ndryshon emrin: Jam transgjinore!
»
Article Logic
Execution time: 0.011242866516113
array(1) { ["section"]=> string(101) "ata-hyjne-pa-trokitur-tragjikomedia-shqiptare-vihet-ne-skenen-e-teatrit-me-te-njohur-ne-kroaci-229922" }