'Ata ma morën djalin nga dora', Al Jazeera artikull për masakrën e Mejës

Publikuar tek: rajon, më 10:27 28-04-2019 'Ata ma morën djalin nga dora', Al Jazeera artikull për masakrën e Mejës

Ditën e djeshme u përkujtua përvjetori i masakrës së Mejës, ku forcat serbe lanë të vrarë 376 persona.

Për këtë tragjedi, si një ndër më të mëdhatë në Kosovë ka shkruar edhe “Al Jazeera”. Ata intervistuan disa nga familjarët e të masakruarve.

Muharrem Alijaj ka rrëfyer se në po të njëjtën masakër kishte humbur babain e tij.

“Unë humba babain në masakër. Ishte ditë e rrezikshme, ata mund të më kishin marrë edhe mua, por faleminderit Zotit që unë shpëtova.”, u shpreh Muharremi.

Ai ende e kujton momentin kur e pa babain e tij për herë të fundit.

“Ai na shikoj neve i mërzitur. Por ai ishte paksa i lumtur që nuk më morën mua – të paktën njëri nga ne do të shpëtonte. Por prapë ai ishte i mërzitur”, tha Muharremi.

Njëri nga viktimat e masakrës ishte edhe Sali Alijaj. Motra e tij tashmë 92 vjeçare, Sofe e kujton momentin tragjik kur ata ia morën vëllain.

“Unë nuk do ta harroj kurrë vëllain tim. Ai ishte duke vozitur traktor dhe serbët e rrethuan atë. Unë i kisha të fshehur dy nipat e mi me rrobat e mija. Njëri nga ta ishte djali i vëllait tim që e morën serbët. Ata që kanë vdekur gjithmonë do të kujtohen. Çdo njëri që ka humbur dikë në luftë e ka një plagë në zemër. Ju mësoheni të jetoni ashtu edhe pse është e vështirë”, u shpreh Sofe.

Lufta ka lënë pasoja të mëdha për popullin kosovar. Kanë kaluar 20 vite nga përfundimi i luftës dhe ende fati i 1650 njerëzve të humbur nuk dihet.  

363347cfac444eeb88ec981bf4830c94_18-1.jpg

3b43e8727da04d65bc22e7b240d34cac_18.jpg

3f8a4ce6f7a44c7380bc836363c4197c_18.jpg

91f4508fdc8248d3811c8edf6967d477_18.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.11689400672913
array(1) { ["section"]=> string(76) "ata-ma-moren-djalin-nga-dora-al-jazeera-artikull-per-masakren-e-mejes-162145" }