‘Ata që s’më deshën s’punojnë më në Top’, rrëfehet moderatorja e Top Channel

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 22:54 20-03-2019 ‘Ata që s’më deshën s’punojnë më në Top’, rrëfehet moderatorja e Top Channel

Dojna Mema është një ndër prezantueset më të shkathta të ekranit shqiptar.

Ajo dallohet për elokuencën dhe pastërtinë që ka në të folur.

Së fundmi moderatorja në një intervistë për revistën ‘Class’ ka rrëfyer emrat e atyre që e kanë ndihmuar në rrugëtimin e saj në ‘Top Media’, si dhe ka treguar se ka patur edhe nga ato që e kanë përçmuar.

‘Kam nisur në ‘Top Albania Radio’ në vitin 2012, kur isha vetëm 19 vjeç. Asokohe, drejtuesit e radios donin që të bëja intervistat në terren, ndërkohë ishte Olti Curri ai që kërkoi më ngulm të isha pjesë e emisionit në studio. Ka qenë i pari që më dha dorë konkretisht. Më pas, kur fillova të njihesha më mirë me kolegët, të gjithë kanë pasur pjesën e tyre. Jonida Aliçkolli, Eno Popi, drejtori artistik i radios Dorian Gjergji dhe Elona Duro, e cila më ka besuar e para programin ‘My Music Chart’ në Digitalb. Ka qenë Elona e cila u bë, si të thuash, kumbara ime e parë në ekran’, ka treguar Dojna.

Sa i takon personave që nuk kanë dashur që Dojna të pikaste si moderatore, ajo shprehet se nuk punojnë më në Top Media. ‘Do të tingëllojë çuditshëm, por shumica e tyre nuk punojnë më në ‘Top’. Mami më tregonte gjithmonë kur isha e vogël: Nëse ty të bie në qafë dikush, do t’i kthehet në një formë’,ka komentuar ajo.

Screenshot_3.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070679187774658
array(1) { ["section"]=> string(80) "ata-qe-s-me-deshen-s-punojne-me-ne-top-rrefehet-moderatorja-e-top-channel-157245" }