“Ata që vijnë nga Amerika, ndihen si Papa kur shkon në Argjentinë”, Yuri Kim s’mban të qeshurat me batutat e Ramës: U shkëlqejnë sytë ambasadorëve, s'jemi dhe aq keq

Publikuar tek: fcb-bomb, më 19:13 11-02-2020 “Ata që vijnë nga Amerika, ndihen si Papa kur shkon në Argjentinë”, Yuri Kim s’mban të qeshurat me batutat e Ramës: U shkëlqejnë sytë ambasadorëve, s'jemi dhe aq keq Edi Rama / Yuri Kim

“Ata që vijnë nga Amerika ndihen si Papa kur shkon në Argjentinë”, kjo ka qenë një ndër batutat e Ramës në ceremoninë e 100 vjetorit të Tiranës, që nuk është kaluar pa të qeshura nga të ftuarit në Pallatin e Brigadave.

Rama e ka nisur fjalën e tij duke treguar një konstatim që sipas tij, ambasadorët e huaj dëshirojnë të kthehen në Tiranë edhe pasi kanë mbarruar misionin e tyre.

Shakatë drejtuar diplomatëve të huaj, kanë mbyllur fjalimin e Ramës teksa ka thënë “nuk jemi keq kur sheh se si u shkëlqejnë sytë ambasadorëve”.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Nuk e mbaj mend saktësisht vitin, por mbaj mend që ishte hapur vendi i punës për ambasadorin e BE, dhe rastësisht kam takuar shefen e atëhershme të diplomacisë europiane që më tha çfarë ndodh me Shqipërinë. Tha kemi disa vende për ambasador dhe kemi hapur aplikimet, dhe për vendet e BE-së ka një mesatare deri në 9-10 aplikime, ndërsa në Tiranë ka 40. Çfarë ndodh pse duan të vijnë në Tiranë. Përveç kësaj ka edhe ambasadorë që janë në vende shumë të larta në Europë dhe duan të kthehen në Tiranë.

Dhe mora vesh njërin, dhe i shkruajta e-mail duke e pyetur “është e vërtetë që do të kthehesh në Tiranë?”. Po tha pasi kam parë Tiranën, i kam parë të gjithë kontinentet. Ky është një vend që gjithmonë duan të kthehen. Ata që vijnë nga Amerika ndjehen si Papa kur shkon në Argjentinë. Në Tiranë kur kthen kokën, duket sikur je jo në katër vende, por edhe në katër kohë të ndryshme. E fillova me një ambasador, dua ta vazhdoj me një vip.

dfgdhrth5j5j.jpg

dfgerhe4h4h4h.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0086588859558105
array(1) { ["section"]=> string(166) "ata-qe-vijne-nga-amerika-ndihen-si-papa-kur-shkon-ne-argjentine-yuri-kim-s-mban-te-qeshurat-me-batutat-e-rames-u-shkelqejne-syte-ambasadoreve-s-jemi-dhe-aq-keq-194859" }