Atenati ndaj Lul Kullës, ndalohen 7 persona, NË PRANGA tre prej tyre (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:25 08-02-2018 Atenati ndaj Lul Kullës, ndalohen 7 persona, NË PRANGA tre prej tyre (EMRAT)

Dalin të tjera detaje nga operacioni i policisë për arrestimin e personave që dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë bërë atentat me tritol biznesmentit nga Shkodra Lulzim Kulla.

Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur më 13 janar në lagjen “Rus” në Shkodër, ku si pasojë e shpërthimit të një objekti që ishte në pronësi të biznesmenit mbetën të plagosur 8 persona, mes tyre edhe Kulla.

Në kuadër të këtij operacioni të zhvilluar nga policia e Shkodrës dhe ajo e Elbasanit janë ndaluar 7 persona, ndërsa tre prej tyre janë arrestuar. Bëhet fjalë për Endri Copjan, Argel Lulajn dhe Bruno .H.

Arrestimi i tyre është bërë nga kontrollet në banesat e tyre, ndërsa njëri prej tyre u kap pranë tregut agro-ushqimor në Elbasan.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Në kërkim për tentativë vrasjeje dhe vjedhje, arrestohen 2 të rrezikshmit e Tiranës
Vend i lirë pune, Gjykata Kushtetuese kërkon një gjyqtar (KRITERET) »
Article Logic
Execution time: 0.010904788970947
array(1) { ["section"]=> string(79) "atenati-ndaj-lul-kulles-ndalohen-7-persona-ne-pranga-tre-prej-tyre-emrat-109582" }