Atentat ish-shefit të Krimit Ekonomik Ervin Dalipaj, akuza për vrasjen e Gazmend Çollakut

Publikuar tek: aktualitet, më 13:21 25-04-2017 Atentat ish-shefit të Krimit Ekonomik Ervin Dalipaj, akuza për vrasjen e Gazmend Çollakut

Dy persona qëllohen për vdekje me 12 plumba në autostradën Tiranë-Durrës. Një prej viktimave është ish-shefi i Krimin Ekonomik në Drejtorinë e Tiranës Ervin Dalipaj. Dalipaj ishte në arrati pasi prej kohësh ishte shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit lidhur me vrasjen  e Gazmend Çollakut.

RAPORTIMI PARAPRAK:

Vrasje me armë zjarri në në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të Sukthit. Mësohet se dy persona janë qëlluar për vdekje me armë brenda një makine tip “Audi” me targa AA 111 OI. Mësohet se i vdekur ka mbetur ish Shefi i Krimit Ekonomik Ervin Dalipaj dhe një shtetas i identifikuar si Xhino Dautaj . Dyshohet se dy personat që gjendeshin brenda mjetit janë qëlluar me 12 plumba nga persona të tjerë që po udhëtonin me një tjetër makinë.

ngj.jpg

KUSH ISHTE Ervin Dalipaj:

Ervin Dalipaj më parë ka drejtuar Krimin Ekonomik në Drejtorinë e Tiranës në vitin 2003, ndërsa ka qenë edhe shef i krimeve në Komisariatin numër 4.

Urdhëri i arrestit  për Ervin Dalipajn, i dyshuar se ka bashkëpunuar në rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut. 

Ervin Dalipaj ishte i akuzuar për vrasjen e Gazmend Çollakut. Ish-shefi i Krimit Ekonomik dyshohej se bashkëpunoi me shtetasin Denis Shtraza, në rrëmbimin dhe vrasjen e Çollakut. Shtraza u ndalua nga policia në aeroportin ‘’Nënë Tereza’’, teksa ishte duke u larguar nga vendi.

Gazmend Çollaku më 6 janar 2016 u rrëmbye dhe më pas u vra me armë zjarri. Në datë 06.01.2016, në lagjen Nr.1 në Durrës, 4 persona, 3 prej të cilëve me jelekë dhe mbishkrimin "Policia", kanë marrë me forcë duke e futur në mjetin e tyre tip “Audi A6” me ngjyrë të zezë shtetasin Gazmend Çollakun, 34 vjeç, banues në Durrës, i cili u gjet i vrarë me armë zjarri një ditë më pas, në fshatin Murqin, Krujë, i hedhur në rrugë dhe me gjymtyrë të lidhura.

Foto: Gazmend Collaku

 gaz.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vrasje me armë zjarri në autostradën Tiranë-Durrës, ekzekutohen 2 persona brenda “Audit”
Cilat janë tre ngjarjet e bujshme ku u përfshi Ervin Dalipaj, pistat e “nxehta” ku janë përqëndruar hetimet »
Article Logic
Execution time: 0.010580062866211
array(1) { ["section"]=> string(94) "atentat-ish-shefit-te-krimit-ekonomik-ervin-dalipaj-akuza-per-vrasjen-e-gazmend-collakut-76389" }