Atentat MAFIOZ në Brazil, ekzekutohet “me bukë në gojë” në restorant 47-vjeçari nga Tirana (EMRI-DETAJE)

Publikuar tek: bota, më 18:28 02-12-2020 Atentat MAFIOZ në Brazil, ekzekutohet “me bukë në gojë” në restorant 47-vjeçari nga Tirana (EMRI-DETAJE) Restoranti ku u vra shqiptari në Brazil

Ekzekutohet në një atentat mafioz në Brazil një 47-vjeçar nga shqiptar nga Tirana.

Krimi ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 11:10 të mëngjesit, teksa shqiptari i identifikuar si Ilir Zelka, ishte ulur në restorantin “Zyrih”, midis rrugëve "Alameda Lorena" dhe "Rua Pamplona" në qytetin Jardins të Sao Paulos.

Autoritetet në Brazil bëjnë me dije se shqiptari, i cili kishte prej 20 nëntorit që qëndronte në një hotel të zonës dhe frekuentonte rregullisht të njëjtin restorant, ishte duke ngrënë mëngjes, kur një person i paidentifikuar iu afrua me motor dhe hapi zjarr në drejtim të tij.

Zelka u transportua me urgjencë drejt spitalit, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve.

Autori ishte veshur me një këmishë të kuqe dhe skafandër ngjyrë rozë. Zyrtarët e policisë thanë se ngjarja nuk po hetohet si tentativë grabitje, ndërsa janë kërkuar pamjet filmike të kamerave të sigurisë që ndodhen në atë zonë.

Pas atentatit, autori u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke braktisur motorin tip “Honda CG 150” që u sekuestrua nga policia.

Foto nga vendi i ngjarjes:

gdfhdeherhdfh.jpg

dgfswerhwhsdfgh.jpg

hfgjfgjfgjfgj.jpg

xcvxcbvdfbnrnrnn.jpg

Motori i përdorur nga atentatori

vbgngfmjfgym.jpg

dghfrhfrtjgfj.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « CDC shkurton periudhën e karantinës, ja sa ditë pas infektimit mund të dilni nga shtëpia
Nga mikroçipet te ADN-ja e ndryshuar, të gjitha MASHTRIMET për vaksinat anti-covid »
Article Logic
Execution time: 0.011790037155151
array(1) { ["section"]=> string(104) "atentat-mafioz-ne-brazil-ekzekutohet-me-buke-ne-goje-ne-restorant-47-vjecari-shqiptar-emri-detaje-229941" }