Atentat mafioz për larje hesapesh në Athinë, ekzekutohet biznesmeni shqiptar

Publikuar tek: bota, më 11:28 08-10-2017 Atentat mafioz për larje hesapesh në Athinë, ekzekutohet biznesmeni shqiptar

Një ekzekutim mafioz ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në lagjen Glifadha të Athinës ku një biznesmen shqiptar pronar i një lokali është vrarë nga dy bashkëkombas të tij.

Policia greke ka thënë se rreth orës 4.00 të mëngjesit me orën lokale, dy persona shqiptarë qëlluan me armë në drejtim të disa klientëve të një lokali të lagjes rezidenciale të kryeqytetit grek.

Mësohet se nga sulmi mafioz një shqiptar ka ndërruar jetë dhe një tjetër është plagosur.

Gjithashtu dhe dy grekë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Dy atentatorët janë larguar menjëherë nga vendngjarja pasi jashtë lokalit i prisnin bashkëpunëtoret e tyre.

Në vendngjarje u gjendën 3 gëzhoja plumbash.

Sipas mediave greke dyshimet më të mëdha të policisë janë drejtuar në pistën e larjes së hesapeve mes bandave mafioze që operojnë në kryeqytetin grek.

Një dëshmitar i ka rrëfyer agjentëve të policisë se autorët i kishin folur viktimave në shqip dhe më pas njëri prej tyre ka qëlluar në drejtim të grupit që ndodhej në tavolinë.

Departamenti i Sigurisë Athinë ka nisur hetimet për zbardhjen e motivit dhe rrethanave të ngjarjes së rëndë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zaimina Vasjari flet për herë të parë për shtatzëninë, tregon sa muajshe është (FOTO)
Vladimir Putin ka ditëlindjen, por e feston mes protestave, arrestohen 250 persona »
Article Logic
Execution time: 0.012840986251831
array(1) { ["section"]=> string(81) "atentat-mafioz-per-larje-hesapesh-ne-athine-ekzekutohet-biznesmeni-shqiptar-95149" }