Një atentat me armë zjarri mësohet se ka ndodhur në rrugën Hoxha Tahsim dhe nga informacionet e para dyshohet se një person, Xhevahir SH. 26 vjeç është plagosur rëndë dhe është dërguar në spitalin "Nënë Tereza".
Sipas dëshmive të para një person me motorr ka qëlluar disa herë me armë drejt automjetit tip "Golf" me targa italiane, ngjyrë gri, në pronësi të 26 vjeçarit nga qyteti i Milotit, emigrant në Itali.
Policia është vënë në ndjekje të personit me motorr që qëlloi drejt automjetit dhe ekspertët po mbledhin provat në vendin e ngjarjes.