Breshëri plumbash drejt lokalit në Vlorë, plagosen 3 të rinj

Publikuar tek: aktualitet, më 22:33 04-01-2017 Breshëri plumbash drejt lokalit në Vlorë, plagosen 3 të rinj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës ku si pasojë e të shtënave me armë jane plagosur tre persona.

Ngjarja ka ndodhur pranë një lokali afër Gjykatës së këtij qyteti. Atentatori ka qelluar drejt lokalit jane plagosur tre djem te rinj. Ata janedërguar me urgjencë drejt spitalin teksa mësohet se jane jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka arritur në vendngjarje dhe po merret me identifikimin e autorit si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes për arrestimin e përgjegjësit.

Njoftimi i policise:

Rreth orës 22:05, një person ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali, për motive të dobëta.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e ambulancës pranë një lokali, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 3 shtetas (dy prej tyre në këmbë, tjetri në njërin krah) :

1- M.Sh., 20 vjeç, banues në Vlorë.

2- Zh.Sh., 24 vjeç, banues në Vlorë.

3- F.K., 18 vjeç, banues në Vlorë.

Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe po punon për kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Dyshohet se autori i dyshuar në lidhje me këtë ngjarje është shtetasi E.A. 31 vjeç. Policia po punon intensivisht për kapjen e tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Merr flakë në ecje makina në Gjirokastër, shoferi përjeton momente shokuese
Mundësi e artë për trajnim në SHBA! Ambasada në Tiranë: Ja datat kur të aplikoni »
Article Logic
Execution time: 0.011926889419556
array(1) { ["section"]=> string(51) "atentat-me-arme-ne-vlore-plagosen-tre-te-rinj-64615" }