Atentat me armë zjarri në autostradën Tiranë-Durrës, plagoset drejtuesi i “Porsche”

Publikuar tek: aktualitet, më 10:15 11-04-2017 Atentat me armë zjarri në autostradën Tiranë-Durrës, plagoset drejtuesi i “Porsche”

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës ditën e djeshme.

Burimet zyrtare nga policia bëjnë me dije se mbrëmë rreth orës 21:30 tek numri i emergjencave 112, ka ardhur një telefonat nga shtetasi E. M., i cili njoftoi se në autostradën Tiranë-Durrës, një shtetas me motor ka qëlluar me armë zjarri.

Menjëherë janë nisur Shërbimet e Policisë të cilët kanë kontaktuar me shtetasin E. M., ku ka sqaruar se: Rreth orës 19:50, ka qenë duke hyrë për në servis me automjetin e tij tip “Porsche”, kur është afruar një shtetas me një motor, i cili ka qëlluar në drejtim të tij dhe pasagjerit të automjetit shtetasit K. M., ku si pasojë është plagosur lehtë në dorë shtetasi E. M.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarje.

 Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentative” dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Atentati ndaj Artan Cukut, zbulohet një provë e rëndësishme që mund të zbardhë vrasjen
E dehur dhe me shpejtësi, shoferja e re përplaset me karburantin në autostradën Tiranë-Durrës dhe sheh vdekjen me sy »
Article Logic
Execution time: 0.011007070541382
array(1) { ["section"]=> string(86) "atentat-me-arme-zjarri-ne-autostraden-tirane-durres-plagoset-drejtuesi-i-porsche-74793" }