Atentat me armë zjarri në Burrel, 56-vjeçari plagoset pranë banesës

Publikuar tek: aktualitet, më 19:36 02-01-2017 Atentat me armë zjarri në Burrel, 56-vjeçari plagoset pranë banesës

Një person është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e sotme rreth orës 18:30 në Burrel.

Ngjarja ka ndodhru në hyrjen e pallatit të shtetasit me inicialet B.M, i cili është qëlluar me dy plumba pistolete nga një person i paidentifikuar.

I plagosur është dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës n Tiranë. Policia po heton për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

awer3rt3yuii.jpg

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 18.30 në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Mat ka ardhur një telefonatë se në lagjen "Pjetër Budi" të qytetit Burrel ka një plagosje me armë zjarri.

Menjëherë në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë ku ka rezultuar se:

Shtetasi B.M, rreth 56 vjeç,  në momentin që ka shkuar në garazh për të marrë automjetin e tij është qëlluar në drejtim të tij me armë zjarri nga një shtetas ende i paidentifikuar.

Si pasojë e të shtënave shtetasi B.M,  ka mbetur i plagosur i cili është transportuar menjëherë në spitalin e Burrelit jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ka sekuestruar në vendngjarje dy gëzhoja të qitura nga një armë zjarri pistoletë e tipit "Zastava".

Në hyrje dhe në dalje të qytetit Burrel janë ngritur pika kontrolli.

Si dhe po vijon krehja e zonës për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kjo është surpriza që sjell Twitter-i për të gjithë përdoruesit
2017-ta sjell një surprizë jo të këndshme për “Hollywood”, i ndryshojnë në fshehtësi shkronjat. Ja kuptimi »
Article Logic
Execution time: 0.010565996170044
array(1) { ["section"]=> string(72) "atentat-me-arme-zjarri-ne-burrel-56-vjecari-plagoset-prane-baneses-64443" }