Atentat me armë zjarri në Tiranë, motoristi nxjerr pistoletën dhe qëllon të riun

Publikuar tek: aktualitet, më 18:31 04-05-2017 Atentat me armë zjarri në Tiranë, motoristi nxjerr pistoletën dhe qëllon të riun

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku një i ri është qëlluar nga një person që po udhëtonte në motor së bashku me një tjetër në zonën e Kinostudios.

I riu i identifikuar si  Devis Rustemaj, 26 vjeç, nga Tropoja, ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital ndërsa ende nuk dihen motivet dhe rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë që po hetohet nga policia. Mësohet se, 26 vjeçari dha identitet të rremë në polici për arsye që ende nuk janë bërë të ditura .

Njoftimi i policisë:

 Më datë 04.05.2017, rreth orës 18:20, rruga “Xhanfize Keko”, pranë Xhamisë, është qëlluar me armë zjarri një shtetas, i cili është dëmtuar lehtë në këmbë dhe po merr mjekim në S.Q.U., ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se ky shtetas është qëlluar nga një shtetas i cili po udhëtonte në motorr së bashku me një shtetas tjetër. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre kriminale.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bulqizë, 19 vjeçari devijon nga rruga, përplas me mjetin e tij tre 11 vjeçaret dhe një tjetër shtetas
Shpërthim i fuqishëm pranë Komisariatit Nr.5, raportohet për dy të plagosur. Evakuohet zona »
Article Logic
Execution time: 0.019878149032593
array(1) { ["section"]=> string(85) "atentat-me-arme-zjarri-ne-tirane-motoristi-nxjerr-pistoleten-dhe-qellon-te-riun-77493" }