Atentat me armë zjarri në Vlorë, 27-vjeçari i shpëton plumbave  

Publikuar tek: aktualitet, më 21:50 19-10-2020 Atentat me armë zjarri në Vlorë, 27-vjeçari i shpëton plumbave  

Një atentat, por fatmirësisht pa viktima ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë dhe shënjestra mësohet se ka qënë shtetasi me iniciale M.F. 27-vjeç. 

Ka qënë pikërisht ky i fundit, i cili ka lajmëruar në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij.

I riu ka kallëzuar se në lagjen “Partizani”, të Vlorës, një person ende i pa identifikuar, që qarkullonte me një automjet dyshohet se ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tij, por pa i shkaktuar demtime atij dhe as kalimtarëve të rastit.

Menjëherë pasi kanë marrë njoftimin, uniformat blu kanë shkuar në vendngjarje ku ka nisur puna për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.  

Vlorë/Informacion paraprak

Në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ka ardhur një telefonatë nga shtetasi M.F, 27 vjeç, banues në Vlorë  i cili ka kallzuar se në lagjen Partizani, Vlorë, një person ende i pa identifikuar, që qarkullonte me një automjet dyshohet se ka qëlluar me pistoletë  në drejtim të tij por pa i shkaktuar demtime atij dhe as kalimtarëve të rastit.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Janë ngritur pika kontrolli, po kqyren kamerat  dhe vijon krehja e zonës.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Duke filluar nga nesër BLLOKOHET hyrja në Tiranë nga ‘Dogana’, ja ku mund të kaloni
Gazetari investigativ: Ata të Partisë Demokratike nuk kanë lexuar gjysmë rreshti për koncesionarët, PD e ka kauzë por paraqitet dobët (DEBATI PËR EMISIONIN) »
Article Logic
Execution time: 0.016412973403931
array(1) { ["section"]=> string(68) "atentat-me-arme-zjarri-ne-vlore-27-vjecari-i-shpeton-plumbave-224367" }