Atentat me armë zjarri në Vlorë, dy të plagosur (DETAJE - FOTO NGA VENDNGJARJA)

Publikuar tek: aktualitet, më 18:10 14-01-2019 Atentat me armë zjarri në Vlorë, dy të plagosur (DETAJE - FOTO NGA VENDNGJARJA)

Dalin detaje të reja nga të shtënat me armë zjarri që tronditën Vlorën pak momente më parë.

Mësohet se persona të pa identifikuar kanë qëlluar drejt një makine 'Audi A3', me targa AA 653 VC pranë një lokali në rrugën 'Gjergj Araniti'.

Dyshohet që të shtënat të kenë ardhur si rrjedhojë e një atentati nga dy persona me motorr dhe të pajisur me skafandra, të cilët kanë ndjekur makinën dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash.

Nga të dhënat paraprake raportohet se kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë transportuar drejt spitalit të Vlorës.

I plagosur ka mbetur 41 vjeçari Mikel Mehmeti, i cili është në gjendje kritike për jetën, pasi ka marrë plumba në kraharor, ndërkohë që dyshohet se ka qenë dhe shënjestër e atentatit.

Sakaq, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, plagoset një person
Arrestohet në sallën e gjyqit PROKURORI, ja për se akuzohet (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.010940074920654
array(1) { ["section"]=> string(81) "atentat-me-arme-zjarri-ne-vlore-dy-te-plagosur-detaje-foto-nga-vendngjarja-148762" }