Atentat me tritol makinës në mes të Tiranës, plagoset rëndë vëllai i Armando Gjinit (Foto-Video)

Publikuar tek: aktualitet, më 19:09 15-09-2020 Atentat me tritol makinës në mes të Tiranës, plagoset rëndë vëllai i Armando Gjinit (Foto-Video) Foto nga vendi i ngjarjes

Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse ka ndodhur pak minuta më parë pranë rrugës “Vasil Shanto”.

Sipas informacioneve paraprake, lënda plasëse me telekomandë i është vendosur një makine.

Nga shpërthimi i fuqishëm që ka shkatërruar pjesën e përparme të makinës, ka mbetur i plagosur në gjendje kritike, shoferi i makinës.

Bëhet fjalë për 51-vjeçarin Prend Gjini, vëllai i Armando (Tonin) Gjinit nga Rrësheni, me precedentë kriminalë dhe i njohur si pjesë e bandës së Met Kananit. Armando Gjini u ekzekutua vitin e kaluar në sy të fëmijëve, në qendër të Rrëshenit.

Fisi Gjini njihet pë hasmërinë me fisin Reçi në Rrëshen, hasmëri që dyshohet se ka prodhuar një sërë krimesh, ende të paprovuara.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të policisë. Ndërsa ambulanca që ta transportuar të plagosurin, e ka patur të vështirë lëvizjen për shkak të trafikut të rënduar.

Foto dhe video nga vendi i ngjarjes, ku në mes të urës dallohet makina e shkatërruar nga shpërthimi:

 Pamje të rënda:

gerge4hy4hh.jpg

wefweg43hy3ghh.jpg

dfgehr3eh4h4h.jpg

dfgert4r5th5h5j.jpg

dgwerge4g43g.jpg

sdrgfwe4g34h4rfghfgh.jpg

autori.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010625839233398
array(1) { ["section"]=> string(100) "atentat-me-tritol-makines-ne-mes-te-tiranes-plagoset-rende-vellai-i-armando-gjinit-foto-video-220493" }