Atentat në Suedi, ekzekutohet me armë zjarri 25-vjeçari shqiptar

Publikuar tek: bota, më 19:22 28-01-2020 Atentat në Suedi, ekzekutohet me armë zjarri 25-vjeçari shqiptar Vendi i krimit

Një 25-vjeçar shqiptar me origjinë nga Mitrovica është ekzekutuar në mënyrë mafioze në Suedi.

Mediat vendase bëjnë me dije se i riu shqiptar u qëllua me armë zjarri në qytetin Kristianstad. 25-vjeçari me inicialet A.B u transportua në spital por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve.

Të afërmit e tij duke folur për mediat në Kosovë kanë pranuar faktin se 25-vjeçari kishte një konflit, por pa dhënë informacione të mëtejshme.

Motivi i vrasjes mbetet ende mister edhe për autoritetet suedeze që po hetojnë ngjarjen.

“Ne jemi duke vlerësuar vazhdimisht se çfarë burimesh duhet të kemi në vazhdim. Asnjë i dyshuar nuk është arrestuar. Nuk mund të themi shumë për këtë çështje. Shpesh ka ekzaminim teknik në vend. Ne jemi në kërkim të dëshmitarëve”, kanë thënë autoritetet suedeze.

cdbgfdfgherhe4hje4hj.jpg

Viktima 25-vjeç nga Mitrovica

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070629119873047
array(1) { ["section"]=> string(70) "atentat-ne-suedi-ekzekutohet-me-arme-zjarri-25-vjecari-shqiptar-193419" }