Atentat në Tiranë, vritet me armë zjarri një person te Pediatria (FOTO-EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 19:08 29-01-2018 Atentat në Tiranë, vritet me armë zjarri një person te Pediatria (FOTO-EMRI)

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:00 jashtë ambienteve të Pediatrisë në Tiranë.

Paraprakisht dyshohet se dy persona me skafandër dhe motor i ka zënë pritë 41-vjeçarit Devi Kasmi duke e qëlluar për vdekje me armë zjarri, dhe më pas është larguar në drejtim të rrugicës pranë Shërbimit Informativ Shtetëror. Viktima dyshohet se merrej me aktivitet kriminal.

Banorët në rrugën “Kongresi i Manastirit” kanë raportuar për 5 të shtëna me armë zjarri.

Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes, në një rrugicë të errët dhe pa kamera sigurie. Tre persona janë shoqëruar në polici ndërsa janë gjetur edhe dy pistoleta pranë vendit të atentatit.

Informacion paraprak nga Policia:

Rreth orës 18.44 në Sallën operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën "Kongresi i Manastirit" ka te shtëna me armë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie ku ka rezultuar se:

Në një rrugicë që lidhet me rrugen Kongresi i Manastirit, në afersi të Morgut është vrarë me armë zjarri shtetasi D.K, rreth 40 vjeç.

Janë ngritur pika të shumta kontrolli, si dhe po krihet zona.

Grupi hetimor në vendngjarje po fikson dhe grumbullon çdo provë që mund të çojë në identifikin e autorëve.

Foto nga vendi i ngjarjes:

wrq2wefr2wgf23gf.jpg

acdwrgegher.jpg

wefwregf3w4g4g.jpg

dgr3eg3eg4g.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Esktradimi i Nezar Seitit, reagon ministrja e Drejtësisë: I pandehuri në dorën e drejtësisë italiane
E ftojnë për të dhënë çmimin “Bleta e Artë”, por ministrja e Ramës nuk ngjitet në skenë »
Article Logic
Execution time: 0.010034084320068
array(1) { ["section"]=> string(80) "atentat-ne-tirane-vritet-me-arme-zjarri-nje-person-te-pediatria-foto-emri-108393" }