Atentat në Vlorë, VRITET 22-vjeçari, PLAGOSET rëndë një 32-vjeçar (EMRAT-FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 07:12 27-05-2019 Atentat në Vlorë, VRITET 22-vjeçari, PLAGOSET rëndë një 32-vjeçar (EMRAT-FOTO) I plagosuri Eno Mata dhe viktima Sotiraq Mëhilli

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, në fshatin Poro të njesisë administrative Novoselë.

Dy të rinjve u është bërë atentat. Për pasojë njëri prej tyre ka humbur jetën dhe tjetri ka mbetur i plagosur.Viktima është Sotiraq Mëhilli, 22 vjeç, ndërsa i plagosur rëndë është Eno Mata, 32 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 në mesnatë. Në momentin ku iu bë atentat dy të rinjtë ishin duke lëvizur me motorr.

Ndërkaq, mësohet se shënjestra e antetatit është Mata, i cili gjatë një grabitjeje në Greqi ka vrarë një avokat.

Policia ka shkuar  në vendin e ngjarjes, ndërsa bëhet me dije se efektivë të policisë së Vlorës dhe FNSH-së po krehin zonën me qëllim kapjen e autorëve.

Gjatë kërkimeve policia ka konstatuar një automjet tip Mercedes Benz duke u djegur në afërsi të fshatit Bishan, i cili dyshohet të jetë përdorur nga autori/rët gjatë gjatë atentatit mafioz.

Sipas burimeve, automjeti është gjetur duke u djegur tek vendi i quajtur nënkalimi i Bishanit, jo më larg se 5 km nga vendi i ngjarjes, ndërsa ende nuk bëhen me dije arsyet pse ndodhi ngjarja.

Njoftimi i policisë për ngjarjen: 

Më datë 27.05.2019, rreth orës 01:10, në fshatin Poro (rrugë) në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë në drejtim të shtetasve E.M dhe S.M të cilët po udhëtonin me motorr.Si pasojë të dy shtetasit janë plagosur, ku rrugës për në spital ka ndërruar jetë 22 vjeçari S.M, ndërsa shtetasi E.M, 32 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Forca të shumta të Policisë Vlorë dhe FNSH-së po krehin zonën, ku në fshatin Bishan është konstatuar duke u djegur një automjet tip Mercedes Benz, i cili dyshohet të jetë përdorur nga autori/rët.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031213998794556
array(1) { ["section"]=> string(81) "atentat-ne-vlore-vritet-22-vjecari-plagoset-rende-nje-32-vjecar-emrat-foto-165817" }