Atentat presidentit të Superligës, tritol makinës "Hummer" në periferi të Tiranës

Publikuar tek: aktualitet, më 20:59 21-08-2017 Atentat presidentit të Superligës, tritol makinës

Atentat me bombë ndaj makinës së presidentit të klubit të Kamzës, Naim Qarrit. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në Kamëz, ndaj automjetit tip 'Hummer' në pronësi të numrit 1 të klubit që u ngjit në Superligë këtë sezon.

Newsport.al mëson se ka pasur vetëm dëme materiale dhe nuk është dëmtuar asnjë person. Nuk dihen ende shkaqet e këtij atentati, ndërsa policia sapo ka mbërritur në vendgjarje.

Policia po punon për të zbardhur autorët dhe shkaqet që çuan në këtë atentat, ndërsa do të merret në pyetje edhe vetë presidenti i Kamzës, Naim Qarri për të zbuluar ndonjë detaj më shumë nga kjo ngjarje e rëndë.

Qarri prej vitesh është president i klubit të Kamzës, ndërsa është një biznesmen i njohur në Shqipëri pasi ka në pronësi një agjenci të ruajtjes dhe sigurisë fizike. Burimi: Newsport.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shqiptari godet për vdekje me thikë në zemër 28 vjeçarin serb, sherr për disa femra
Atentati, tritol makinës së Presidentit të Superligës në Tiranë, policia zbardh detajet »
Article Logic
Execution time: 0.013519048690796
array(1) { ["section"]=> string(84) "atentat-presidentit-te-superliges-tritol-makines-hummer-ne-periferi-te-tiranes-89764" }