Atentat shqiptarit në Ekuador, qëllohet me disa plumba në mjetin e blinduar, zbardhen dyshimet e para

Publikuar tek: aktualitet, më 15:21 09-11-2017 Atentat shqiptarit në Ekuador, qëllohet me disa plumba në mjetin e blinduar, zbardhen dyshimet e para ilustruese

Një shqiptar ka rënë pre e një atentati me armë zjarri në Ekuador.

Për pasojë, shqiptari është plagosur rëndë, teksa është qëlluar disa herë në makinën  e tij të blinduar.

Mësohet se në momentin e atentatit, ai ka qenë i shoqëruar me një femër në makinë. Kjo e fundit ka hapur xhamin e makinës për të pirë një cigare dhe në këtë moment, atentatori, i cili kishte ndjekur makinën me motorr, ka qëlluar shqiptarin me disa plumba.

Paraprakisht, dyshohet se shqiptari ishte i përfshirë në trafikun e kokainës, si dhe vrasjen e Ilir Hidrit në 1 qershor të këtij viti. 

Sipas mediave vendase i lënduari është shtetas nga Kosova dhe në makinë udhëtonte me gruan dhe vajzën e tyre 3 vjeç.

Sipas të njëjtave burime, shqiptari i qëlluar mendohet se ka lidhje me vrasje të ndodhur në periferi të Guayaquil. 

Ngjarja po hetohet gjithashtu nga Interpoli, me kërkesë të Prokurorisë Publike, e cila për momentin shprehet shumë e rezervuar.   

  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.015624046325684
array(1) { ["section"]=> string(105) "atentat-shqiptarit-ne-ekuador-qellohet-me-disa-plumba-ne-mjetin-e-blinduar-zbardhen-dyshimet-e-para-98954" }