Atentatet e fundit në vend, dorëhiqet zv. drejtori i Policisë në Tiranë (ARSYEJA)

Publikuar tek: aktualitet, më 07:15 18-09-2020 Atentatet e fundit në vend, dorëhiqet zv. drejtori i Policisë në Tiranë (ARSYEJA) Ilustruese

Zv.drejtori i Policisë në Tiranë Arsen Sinomati ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

Sipas arsyetimit të tij dorëheqja ka ardhur për arsye personale.

Mirëpo kujtojmë se në 3 ditët e fundit kanë ndodhur 3 atentate në vend, dhe dorëheqja e tij vjen pas këtyre zhvillimeve të bujshme, për të cilat është kritikuar edhe puna e policisë.

Dje drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu zhvilloi një takim me drejtuesit e Policisë së Tiranës dhe të Elbasanit ku paralajmëroi për largime nga detyra.

Si duket Sinomati është një nga “kokat” e shkurtuara pas paralajmërimit të Veliut.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0089600086212158
array(1) { ["section"]=> string(84) "atentatet-e-fundit-ne-vend-dorehiqet-zv-drejtori-i-policise-ne-tirane-arsyeja-220775" }