Atentati/ Drejtori i Burgut Arben Suloj, në mbrojtje nga policia

Publikuar tek: aktualitet, më 11:41 20-01-2015 Atentati/ Drejtori i Burgut Arben Suloj, në mbrojtje nga policia Arben Suloj, drejtor i Burgut të Fushë-Krujës

Policia ka lëshuar një urdhër mbrojtjeje për drejtorin e Burgut të Fushë-Krujës Arben Suloj, i cili mbeti  i plagosur dje pas një atentati me bombë në makinë. Policia do të marrë në mbrojtje Sulojin në ambjentet e Spitalit të Traumes në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mjekët deklarojnë se gjëndja e pacientit është normalizuar.

 

Arben Suloj mbeti i plagosur dje ne orët e para të mëngjesit pas një atentati me eksploziv ndaj tij. Eksplozivi ishte i vendosur në pjesën e pasme të makinës dhe ka shpërthyer në lëvizje, në ambientet e brendshme të Portit të Durrësit.

 

Policia ka nisur hetimet dhe nuk bën të ditur akoma shkaqet e këtij atentati. Paraprakisht mendohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës. Ky ishte shpërthimi i tretë me eksploziv brenda dy ditëve të fundit në Durrës.

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kom. Shqiptar i Helsinkit: Në 2014 u rrit numri i viktimave femra
Mjekët kundër testimit: Spitalet me militantë që luajnë “Solitare” »
Article Logic
Execution time: 0.011729955673218
array(1) { ["section"]=> string(67) "atentati-drejtori-i-burgut-arben-suloj-ne-mbrojtje-nga-policia-1010" }