Atentati i dështuar, flet biznesmeni: Dyshoj te Ben Blushi se do të më grabisë pronat! Nëse na preket një qime floku...

Publikuar tek: aktualitet, më 19:24 17-10-2020 Atentati i dështuar, flet biznesmeni: Dyshoj te Ben Blushi se do të më grabisë pronat! Nëse na preket një qime floku... Fotomontazh

Biznesmeni Andon Dhima ka reaguar vetë pas publikimit në media të lajmit dhe videove nga atentati i dështuar ndaj tij, tek hyrja e pallatit.

Teksa falenderon median, miqtë dhe të afërmit e tij, Dhima thotë se nuk ka asnjë konflikt, përveç ish-deputetit Ben Blushi, për të cilin thotë se po bën çmos që t’i grabisë pronat.

Dhima e ka bërë denoncimin në polici, ka vënë në dije dhe ambasadën amerikane, teksa tani po e thotë edhe publikisht, se nëse i ndodh gjë atij apo familjes, personi që dyshon është ish-miku i tij Blushi.

Reagimi i Andon Dhimës

Te nderuar te aferm, miq dhe shoke. Ju falenderoj nga zemra per kurajon dhe mbeshtetjen ne keto momente te veshtira per mua dhe familjen time.

Nje atentat i deshtuar dhe dora e Zotit bene qe te jemi bashke pas nje ngjarjeje ende te pabesueshme.

Po e shkruaj publikisht ate qe ju kam thene oficereve te policise gjyqesore mbi dyshimet e mia.

Une nuk kam asnje perplasje dhe konflikt me askend ne kete bote dhe ata qe me njohin e dine mire kete gje.

Dyshimet e mia jane vetem tek nje emer dhe nje person te cilin e kam denoncuar publikisht.

Ai quhet Ben Blushi nje nga ish miqte e mi, qe prej kohesh po ben gjithcka per te me grabitur pronat.

Cdo denoncim ndaj tij e kam bere ne organet e drejtesise dhe ambasaden e SHBA-ve.

Ne rast se preket nje qime floku e femijeve te mi apo sulmohem une pas ketyre sulmeve une dyshoj vetem tek nje emer BEN BLUSHI.

Kete e kam thene ne polici po e them edhe publikisht.

Faleminderit te gjitheve per mbeshtetjen qe me jepni pas kesaj ngjarjeje ku jeta e njeriut duket se kushton vetem 5 sekonda.

Nje falenderim te vecante per te gjitha mediat qe po denoncojne kete rast dhe nuk po heshtin.

Me respekt Andoni.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020832061767578
array(1) { ["section"]=> string(120) "atentati-i-deshtuar-flet-biznesmeni-dyshoj-te-ben-blushi-se-do-te-me-grabise-pronat-nese-na-preket-nje-qime-floku-224145" }