Atentati i dështuar ndaj prokurorit të ‘KÇK’-së, gazetari nxjerr fakte tronditëse: Makina e atentatorëve është vjedhur, i ka parë një banor i Ishmit (FOTO-DETAJE)

Publikuar tek: barometri, më 09:09 03-11-2019 Atentati i dështuar ndaj prokurorit të ‘KÇK’-së, gazetari nxjerr fakte tronditëse: Makina e atentatorëve është vjedhur, i ka parë një banor i Ishmit (FOTO-DETAJE) Gazetari investigativ Spartak Koka zbulon itinerarin e atentatorëve ndaj prokurorit Arjan Ndoji

Gazetari Spartak Koka zbuloi detaje të tjera interesante rreth atentatit të djeshëm ndaj prokurorit Arjan Ndoja në mbikalimin e Shkozetit.

Në studion e ‘’News 24’’, automjeti me 3 atentatorët është tip ‘’Benz’’ me targa AA 342 LM. Ndërkohë, Koka rrëfen se personat kanë planifikuar të digjnin makinën në fshatin Shkafanë, 26 km larg nga vendi i atentatit, por një banor i zonës i ka parë dhe pasi u ka bërtitur, 3 qitësit janë larguar. Automjeti dhe targa e tij janë grabitur.

itinerari.jpg

Nga ana tjetër, Koka nënvizon se Shkafana është një zonë e favorshme për të djegur dhe fshehur automjetet pas atentateve, pasi atentatorët ndihmohen nga rrugët rurale për t’u larguar në drejtim të paditur.

‘’Dyshohet të kenë qenë 3 persona. Drejtuesi i mjetit dhe 2 persona mbajnë 2 kallashnikovë. Ajo që duhet për të kuptuar fshati ku është gjetur makina e braktisur është Shkafanë, në  njësisë administrative Ishëm. Është gjetur një makinë, jo e djegur. Ka një shpjegim, pas atentatit, 3 qitësit kanë planifikuar ta digjnin ‘Benzin’, por një banor i zonës, kur i ka parë, u ka bërtitur: ‘Çfarë bëni këtu në varreza?’ Ata janë larguar më pas nga frika.

Makina në fjalë që kanë udhëtuar atentatorët është grabitur, po ashtu dhe targa, sepse kanë ardhur shumë denoncime. Kjo tregon që atentati ka qenë i mirëorganizuar. Sipas ekspertizës 9 gëzhoja janë gjetur brenda makinës, 2 kallashnikovë, 1 pistoletë 9 mm, 2 maska dhe dy shishe me benzinë.3 autorët dyshohet se janë ndihmuar nga 2 persona të ikin nga fshati Shkafan në Ishëm. Por, mund të ketë dhe persona të tjerë për të ndihmuar në lëvizjet gjatë drekës.

makina.png

Ata kanë lëvizur nga Maminasi, Gjiri i Lalzit dhe Shkafanë. Kjo është një zonë që përdoret nga atentatorët të Durrësit, Tiranës dhe Fushë-Krujës, sepse mund të lidhesh me rrugë jo shumë të mira që të ndihmojnë të largohesh. Publiku duhet ta kujtojë që këtu janë braktisur automjete të atentateve të bujshme’’, u shpreh Koka.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025316953659058
array(1) { ["section"]=> string(162) "atentati-i-deshtuar-ndaj-prokurorit-te-kck-se-gazetari-nxjerr-fakte-tronditese-makina-e-atentatoreve-eshte-vjedhur-i-ka-pare-nje-banor-i-ishmit-foto-detaje-184519" }