Sot pasdite një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Patra të Greqisë, ku një shqiptar është qëlluar me 5 plumba teksa ishte brenda në makinë.
Sipas ‘Tempo24’ ngjarja ndodhi rreth orës 18:00 pasdite, me orën shqiptare 17:00 dhe gjithçka nisi kur në 2 automjete, po hipnin disa persona. Të dy automjetet ndaluan në Kryqëzimin Kourtesis.
Sipas rrëfimeve të dëshmitarëve, 2 automjetet kishin filluar të ecnin me shpejtësi dhe dukej sikur ishin në ndjekje të njëra-tjetrës. Më pas pasagjerët zbresin nga të automjetet dhe nis një përplasje e ashpër mes tyre. Në një moment dëgjohen edhe të shtëna.
Si rezultat i të shtënave, 27-vjeçari shqiptar, i cili ishte përleshur me disa të tjetë ra mbi asfalt. Qytetarët që panë skenën u tmerruan dhe filluan të vraponin e të fshiheshin.
Shqiptari i plagosur është transportuar në gjendje të rëndë në Spitalin e Përgjithshëm Universitar të Patras, ku po trajtohet i vdekur klinikisht.
Paraprakisht dyshohet se njerëzit që e njihnin shqiptarin, i përkisnin një grupi që merrej me menaxhimin e klubeve të natës, u shfaqën edhe në spitalin ku i plagosuri rëndë u transportua.
Policia paraprakisht dyshohet se autorët mund të jenë po shqiptarë, ndërsa motivi i ngjarjes së rëndë po hetohet.