Atentati i tretë ndaj Brahimajt / I shpuan gomat e makinës, më pas i vendosën tritolin

Publikuar tek: aktualitet, më 19:41 11-04-2017 Atentati i tretë ndaj Brahimajt / I shpuan gomat e makinës, më pas i vendosën tritolin

Ky është atentati i tretë që i bëhet Bashkim Brahimajt. Në dy atentatet e para ka shpëtuar me dëmtime të lehta fizike dhe me dëme materiale të mjeteve . Në të tria rastet atentati është bërë me lëndë eksplozive tritol. Sasia e tritolit, atentatin e fundit ishte rreth 300 gram.

Makina ku u gjet eksplozivi Atentatorët fillimisht i kanë çarë njërën nga gomat e makinës që përdorte 36-vjeçari, makinë tip “Jaguar”, dhe më pas vendosën tritolin poshtë makinës “Mercedes-Benz GL”, që e kishte në përdorim bashkëshortja e tij, raporton “Panorama”.

Ngjarja ka ndodhur të hënën, rreth orës 08:00, kur Brahimaj po hipte në makinë bashkë me vajzën e tij 7 vjeçe, për ta dërguar në shkollë. Brahimaj ka dhënë edhe versionin e tij në Polici, ku ka konfirmuar se nuk e di se kush mund të jenë autorët.

Deshmia

Gjatë dëshmisë, Brahimaj ka theksuar se kishte planifikuar të udhëtonte me mjetin tjetër, por atij i ishte çarë goma, ndërsa është drejtuar tek automjeti tip “Benz”, aty ku edhe ka vënë re lëndën eksplozive.

“Pasi kam parë kamerat e sigurisë, kam vërejtur dy persona, pranë automjetit tjetër, të cilit i ishte çarë goma, ndoshta me qëllim për të bërë që të udhëtoj me automjetin ku ishte vendosur lënda eksplozive”, ka deklaruar 36-vjeçari në polici.

Hetime e policisë për këtë ngjarje janë të përqendruara pikërisht në të kaluarën e tij, por edhe të vëllait, të ndarë tashmë nga jeta. Kjo është edhe pista kryesore në të cilën po heton policia, duke e lidhur edhe me emra personash, të cilët në të kaluarën mund të kenë pasur konflikte me vëllezërit Brahimaj.

Si kanë ndodhur dy atentatet e mëparshme

Ngjarja e parë është regjistruar më 31 gusht të vitit 2013, kur automjetit të tij tip “Mercedes¬Benz ML”, me targa AA 663 FB, i është vendosur një sasi eksplozivi. Automjeti ka shpërthyer në ecje, por Brahimaj pësoi dëmtime. Ngjarja është regjistruar në të njëjtin vend, ku një vit më vonë humbi jetën vëllai i tij, Isuf Brahimaj.

Ngjarja e dytë është regjistruar vetëm pak muaj më vonë, pikërisht më 24 tetor të vitit 2013, kur një motori tip “Piagio”, në pronësi të Brahimajt, iu vendos një sasi lënde eksplozive. Motori shpërtheu në lagjen “Pavarësia” në pallatin ku edhe ka banesën Bashkim Brahimaj, por ai nuk mori lëndime fizike.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Skandal në Has, zyra arsimore presion mësuesve: Hiq dorë nga gjyqi, që të punësohesh
Tre persona qëllojnë për vdekje me thikë pronarin e biznesit në mes të Durrësit (Foto-Video) »
Article Logic
Execution time: 0.012242078781128
array(1) { ["section"]=> string(89) "atentati-i-trete-ndaj-brahimajt-i-shpuan-gomat-e-makines-me-pas-i-vendosen-tritolin-74859" }