AtentatI MAFIOZ ndaj prokurorit NDOJA dhe Landi MUHARREMIT, zbulohet se kujt i përkisnin targat e vjedhura të makinës së atentatorëve (FOTO-DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:50 03-11-2019 AtentatI MAFIOZ ndaj prokurorit NDOJA dhe Landi MUHARREMIT, zbulohet se kujt i përkisnin targat e vjedhura të makinës së atentatorëve (FOTO-DETAJE) Makina e goditur me armë zjarri e prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja

Histora e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja, shoferit Andi Maloku dhe Aleksandër Lahos (Land Muharremi) po zbërthehet pak e nga pak.

Sipas informacioneve të fundit, targat e makinës ‘’Benz’’ me të cilën 3 persona goditën me armë zjarri makinën ku ndodhej prokurori Ndoja janë grabitur para një jave. Denoncimi është nga një shtetase me inicialet V.GJ. Ndër të tjera, mësohet se targa AA 342 LM i përkisnin një automjeti tip ‘’Nissan’’.

Prokurori Ndoja dhe Muharremi i shpëtuan vdekjes pas ndërhyrjes së menjëhershme në Spitalin e Traumës, ndërsa 30-vjeçari Maloku, drejtuesi i makinës dhe ish-oficer policie ka marrë plumba në shtyllën kurrizore dhe po lufton për jetën.

targat.jpg

Atentatorët ndaluan në fshatin Shkafanë të komunës Ishëm, ku një banor i pikasi. Ata kishin planifikuar ta digjnin mjetin, por banori i zonës u foli, ata u larguan menjëherë nga vendngjarja. Gazetari investigativ Spartak Koka zbuloi dje se makina e atentatorëve dhe targa e saj janë grabitur. Ndërkohë, automjeti me të cilin udhëtonte prokurori Arjan Ndoja është në pronësi të Fadil Çallikut.

LEXO MË SHUMË: Atentati i dështuar ndaj prokurorit të ‘KÇK’-së, gazetari nxjerr fakte tronditëse: Makina e atentatorëve është vjedhur, i ka parë një banor i Ishmit (FOTO-DETAJE)

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.14543795585632
array(1) { ["section"]=> string(151) "atentati-mafioz-ndaj-prokurorit-ndoja-dhe-landi-muharremit-zbulohet-se-kujt-i-perkisnin-targat-e-vjedhura-te-makines-se-atentatoreve-foto-detaje-184542" }