'Atentati mafioz ndaj prokurorit për prishje pazari', PD akuza të forta: Rama është kreu i KÇK

Publikuar tek: politike, më 13:34 06-11-2019 'Atentati mafioz ndaj prokurorit për prishje pazari', PD akuza të forta: Rama është kreu i KÇK Gent Strazimiri

Partia Demokratike, e përfaqësuar nga ish-deputeti Gent Strazimiri pretendon se atentati mafioz ndaj prokurorit Arjan Ndoja është prishje pazari mes bandave.

Sipas tij këto banda e mbajnë në pushtet kryenministrin Edi Rama. Strazimiri ngre akuzat se Rama është kreu i KÇK (Kap ça të kapësh), ndaj dhe kërkon largimin e tij.

"Një nga antentatorët e dyshuar, Redjan Rraja, i afërm i deputetit socialist Rrahman Rraja, është ushtar i bandës së Edi Ramës në Fushë Krujë. Ai ka siguruar vota që Edi Rama të bëhet kryeministër, prandaj ai kishte statusin e të paprekshmit, kur nënkomisar Emiljano Nuhu e denoncoi publikisht, bashkë me djalin e deputetit Rraja, si të përfshirë në çështjen Xhisiela", tha ndër të tjera ish-deputeti.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, GENT STRAZIMIRI:

Atentati mafioz pak ditë më parë ndaj një prokurori dhe atyre që e shoqëronin nuk është thjesht një krim më shumë në statistikat e krimit shqiptar. Atentati është luftë mes bandave që kanë sjellë dhe mbajnë në pushtet Edi Ramën. 

Një nga antentatorët e dyshuar, Redjan Rraja, i afërm i deputetit socialist Rrahman Rraja, është ushtar i bandës së Edi Ramës në Fushë Krujë.

Ai ka siguruar vota që Edi Rama të bëhet kryeministër, prandaj ai kishte statusin e të paprekshmit, kur nënkomisar Emiljano Nuhu e denoncoi publikisht, bashkë me djalin e deputetit Rraja, si të përfshirë në çështjen Xhisiela.

Në atë kohë, Edi Rama masakroi me akuza oficerin e policisë dhe mbrojti atentatorin Rraja me gjithë kriminelët e tjerë që i sigurojnë pushtetin. 

Të njëjtën gjë bëri Edi Rama edhe në rastin e Dritan Zaganit. Sulmoi personalisht komisarin që kishte denoncuar trafikun e drogës me makinën e ministrit të brendshëm dhe mbajti në qeveri Saimir Tahirin. 

Përfshirja e banditëve të Edi Ramës në atentate mafioze pasi ky i ka mbrojtur publikisht ata, fakton se shteti i ngritur prej Edi Ramës është thellësisht i kriminalizuar. 

Në narko-shtetin e Edi Ramës trafikantët e drogës shndërrohen në biznesmenë të nderuar, në ndërtues resortesh ne bregdet mbi prona shtetërore të tjetërsuara, dhe kur u prishen pazaret për grabitjen e pasurive të vendit, bandat që sollën dhe mbajnë në pushtet Edi Ramën, godasin njëra-tjetrën në atentate mafioze. 

Asnjë plan special të propaganduar nga Edi Rama për luftën kundër krimit të organizuar, nuk ka për të funksionuar, sepse ai është vetë kreu i organizatës kriminale “Kap Ça t’Kapësh”.

Asnjë plan special nuk ka për të funksionuar, përsa kohë ai kalon nga parlamenti i Edi Ramës, Rrahman Rrajës, Jurgis Çyrbjes, Taulant Yarisit dhe dhjetëra deputetëve të tjerë, mandatet e të cilëve janë siguruar nga krimi i organizuar. 

Shërimi i vetëm për vendin është clirimi i shtetit nga Edi Rama dhe narko-banda e tij.  Është ndarja e politikës nga krimi. Këtë gjë ka 6 vjet që kërkon Bashkimi Evropian, kete gje kodifikoi edhe Bundestagu gjerman me 9 kushtet për hapjen e negociatave.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072929859161377
array(1) { ["section"]=> string(97) "atentati-mafioz-ndaj-prokurorit-per-prishje-pazari-pd-akuza-te-forta-rama-eshte-kreu-i-kck-184902" }