Atentati me kallashnikov në Lezhë, shënjestra Aleksandër Deda konflikt me ish-deputetin e PS; provë me vlerë telefoni i gjetur pranë makinës

Publikuar tek: aktualitet, më 15:18 04-12-2020 Atentati me kallashnikov në Lezhë, shënjestra Aleksandër Deda konflikt me ish-deputetin e PS; provë me vlerë telefoni i gjetur pranë makinës FotoMontazh: Foto nga vendngjarja dhe Aleksandër Deda

Detaje të reja bëhen me dije nga atentati i ndodhur më 1 dhjetor ndaj Aleksandër Dedës në Lezhë, personazh ky i njohur për policinë.

Para tre ditësh Deda u qëllua me kallashnikov, ku si pasojë mori 3 plumba në trup, e fatmirësisht mundi të mbijetojë.

"Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shkak i këtij atentati rezulton të jetë bërë një konflikt mes të plagosurit, Aleksandër Deda dhe një ish-deputeti të PS në zonë”, raporton gazetari Elton Qyno.

Burime për mediat bëjnë me dije se Deda nuk ka dhënë fakte dhe detaje lidhur me këtë konflikt të mëparshëm, duke mos pranuar të bashkëpunojë me autoritetet.

Mjeti tip “Audi” i përdorur nga atentatorët është gjetur pranë urës së vjetër të Matit, afër Laçit. Sipas burimeve të policisë automjeti rezulton i vjedhur në qytetin e Lushnjës, disa javë më parë.

Po kështu edhe targat e makinës rezultonin të vjedhura në qytetin e Lezhës. Nga këqyrja e automjetit të djegur, policia ka gjetur të shkatëruar automatikun kallashnikov dhe një sasi gëzhojash brenda në makinë.

Një provë e rëndësishme dhe me shumë vlerë e gjetur shumë pranë makinës ka qenë dhe një telefon celular i padëmtuar dhe sipas burimeve ka shumë gjasa që t’i ketë rënë njërit prej autorëve në largim e sipër. Telefoni është sekuestruar dhe po i nënshtrohet analizës.

Përsa i përket shënjestrës Aleksandër Deda, sipas burimeve rezulton i dënuar në Itali, ndërkohë gëzon disa pasuri të konsiderueshme në Lezhë e Shëngjin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndarja nga jeta e Marko Bellos dhe Engjëll Daklit, Topalli: Vetëm lajme të trishta, na dridhet zemra për njerëzit tanë të dashur
Sekuestrohen pasuritë e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla pas kërkesës së SPAK, mijëra metra katror tokë dhe apartament »
Article Logic
Execution time: 0.005328893661499
array(1) { ["section"]=> string(145) "atentati-me-kallashnikov-ne-lezhe-shenjestra-aleksander-deda-konflikt-me-ish-deputetin-e-ps-prove-me-vlere-telefoni-i-gjetur-prane-makines-230168" }