Atentati me snajper në burgun e Vaqarrit, Gjykata hap sërish hetimet për Ergys Kolaverin, do të shikohen kamerat e sigurisë në vilën e Xhelal Mziut

Publikuar tek: aktualitet, më 15:57 27-01-2021 Atentati me snajper në burgun e Vaqarrit, Gjykata hap sërish hetimet për Ergys Kolaverin, do të shikohen kamerat e sigurisë në vilën e Xhelal Mziut

Gjykata e Apelit në Tiranë do të rihapë sërish hetimet për Ergys Kolaverin.

Kolaveri akuzohet për  një vrasje të mbetur në tentativë për një atentat që bëri në burgun e Vaqarrit. Ai ishte dënuar me 25 vite burg. Gjykata ka dhënë masën 'arrest shtëpie' pasi më herët rrëzoi dënimin me 25 vite burg.

Më 30 korrik të 2016, i pandehuri organizoi një atentat ndaj Gazmir Dacit, i cili ndodhej në burgun e Vaqarrit në pritje të gjykimit për vrasjen e Gazmir Kolaverit dhe plagosjen rëndë të Robert Kolaverit.

Ergys Kolaveri ishte pajisur me snajper dhe ishte vendosur në një distancë të largët në ambientet e jashtme të burgut duke pritur të dalë shënjestra.

Mësohet se hetimi do të rihapet pjesërisht dhe do të shikohen kamerat e sigurisë së vilës së ish-kryebashkiakut të Kamëz, Xhelal Mziut. Në kamerat e vilës mendohet se mund të identifikohet autori i dyshuar. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Logo e Apple mbrapa telefonit nuk është kot, funksionon si buton sekret
Vodafone do të investojë në stem dhe në aftësitë digjitale për të rinjtë shqiptarë »
Article Logic
Execution time: 0.01199197769165
array(1) { ["section"]=> string(152) "atentati-me-snajper-ne-burgun-e-vaqarrit-gjykata-hap-serish-hetimet-per-ergys-kolaverin-do-te-shikohen-kamerat-e-sigurise-ne-vilen-e-xhelal-mziut-236613" }