Atentati me tritol dje në Tiranë, gazetarja Anila Hoxha: Preng Gjini kishte marrë masa, ruhej nga diçka (Dyshimet për vrasjen e Kastriot Reçit)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:28 16-09-2020 Atentati me tritol dje në Tiranë, gazetarja Anila Hoxha: Preng Gjini kishte marrë masa, ruhej nga diçka (Dyshimet për vrasjen e Kastriot Reçit) FotoMontazh: Atentati dje - Anila Hoxha

Gazetarja Anila Hoxha ka thënë mëngjesin e sotmë se Preng Gjini, shënjestra e atentatit të ndodhur dje në zonë e Selitës në Tiranë, kishte marrë masa dhe diçkaje i ruhej. Sipas Hoxhës, mënyra e ekzekutimit të atentatit dhe vendi, janë zgjedhur nga autorët për të dhënë një mesazh.

“Personazhi dhe shënjestra, më thanë burimet e mia se ai i kishte marrë masat e tij. Ai ruhej nga dicka. Fakti që kishte humbur të afërm, rritej potenciali që ky zinxhir të vazhdonte. Policia dhe Prokuroria e ka pyetur Preng Gjinin dhe për atentatin ndaj Kastriot Reçit, i vrarë me snajper.

Ky ishte një person që duhet të mbahej nën vëzhgim. Kjo mund të sillte disi një parandalim. Krimet me lëndë plasëse nuk përdoren vetëm për të vrarë, por japin mesazhe të caktuara. Gjyqtari i Vlorës Skerdilajd Konomi u vra në bulevardin kryesor të qytetit”, tha gazetarja Anila Hoxha në Abc Neës.

Kujtojmë se në vitin 2019 Preng Gjinit i kanë vrarë vëllanë, Armando (Tonin) Gjini në Rrëshen, për hasmëri, dhe për këtë arsye mendohet se shënjestra e atentatit të djeshëm u kthye në Shqipëri sepse jetonte jashtë vendit. Ndërkohë, pak kohë pas vrasjes së Armando Gjinit, u vra në Rrëshen me snajper Kastriot Reçi, pronar i një televizioni lokal. Në atë kohë Policia dhe Prokuroria morën në pyetje dhe Preng Gjinin.

Nga atentati dje:

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010035037994385
array(1) { ["section"]=> string(145) "atentati-me-tritol-dje-ne-tirane-gazetarja-anila-hoxha-prend-gjini-kishte-marre-masa-ruhej-nga-dicka-dyshimet-per-vrasjen-e-kastriot-recit-220531" }