Atentati me tritol, flet biznesmeni: “S’i trembem askujt”. Ja pista ku po heton policia

Publikuar tek: aktualitet, më 22:47 21-08-2017 Atentati me tritol, flet biznesmeni: “S’i trembem askujt”. Ja pista ku po heton policia

Detaje të reja zbulohen në lidhje me atentatin ndaj presidentit të ekipit të Kamzës, Naim Qarri, të cilit iu vendos eksploziv në makinë mbrëmjen e sotme rreth orës 20:00 në zonën e Bathores.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për dhe ‘BalkanËeb’ se Qarri ishte në një lokal kur ka ndodhur shpërthimi, ndërsa makinën tip “Hummer” e kishte parkuar pranë lokalit.

Si pasojë e shpërthimit mjeti është dëmtuar në pjesën e përparme dhe nuk ka të lënduar në njerëz.

Në dëshminë e tij paraprake, presidenti i Kamzës ka thënë se nuk ka konflikte me njeri.

“Isha në lokal kur dëgjova shpërthimin, dola nga lokali dhe pashë makinën time. Nuk kam konflikte me askënd. Nuk kam as borxhe s’i frikësohem askujt”, ka thënë Qarri.

Ndërkohë burime nga policia bëjnë me dije për “BalkanËeb” se një nga pistat ku po hetohet është ajo për çështje borxhesh.

Naim Qarrri është një biznesmen i njohur në Shqipëri pasi ka në pronësi një agjenci të ruajtjes dhe sigurisë fizike.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0095891952514648
array(1) { ["section"]=> string(88) "atentati-me-tritol-flet-biznesmeni-s-i-trembem-askujt-ja-pista-ku-po-heton-policia-89770" }