Atentati me tritol ndaj Preng Gjinit, reagon i dyshuari kryesor, nipi i Kastriot Reçit

Publikuar tek: aktualitet, më 20:27 27-09-2020 Atentati me tritol ndaj Preng Gjinit, reagon i dyshuari kryesor, nipi i Kastriot Reçit Foto pas atentatit ndaj Preng Gjiniyt

A.Reçi, nipi i Kastriot Reçit, të ekzekutuar me snajper në mes të Rrëshenit 7 muaj më parë është i dyshuari kryesor për atentatin me tritol ndaj Preng Gjinit në Tiranë.

Kamerat e sigurisë filmojnë nipin e Kastriot Reçit, duke lëvizur me makinë disa herë në zonë para se të ndodhte atentati.

A.Reçi djali i vëllait të Kastriot Reçit dyshohet se ka konsumuar kafe në zonën pranë urës ku ka shpërthyer makina.

Ai ka aktivizuar shpërthimin e lëndës eksplozive në makinën e Gjinit dhe pas shpërthimit ka ikur me vrap. Autori  ka qenë i veshur me treçerekëshe, si dhe mbante një çantë dore.

Ndërkohë ka reaguar vetë i dyshuari kryesor A.Reçi, i cili shprehet se në momentin e shpërthimit nuk ka qenë i pranishëm në vendin e ngjarjes, duke mohuar të ketë qenë ai atentatori.

Ai thotë se ka qenë duke pirë kafe në “Pedonale” së bashku me 3 studentë të tjerë, ndërsa shprehet se jeton në Tiranë dhe studion për Arte, nd♪rsa shton se aludimet janë bërë për dezinformim.

“Unë jam A.Reçi, nipi i Kastriot Reçit, ku ditët e fundit ka pasur spekulime dhe aludime rreth emrit tim. Unë jetoj në qytetin e Tiranës dhe prej vitesh jam student i Arteve. Prezenca ime në këtë qytet lidhet vetëm me studimet që unë ndjek.

E ndjej për detyrë këtë reagim publik, pasi po mundohen të spekulojnë për lëvizjet e mia në qytetin e Tiranës, ku në ato momente unë kam qenë në zonën e Pedonales, pranë Kinema Millenium (lokal N’MES) i shoqëruar me tre studentë të tjerë si dhe ato jashtë Shqipërie, të cilat kanë qenë të planifikuara në kuadër të një projekti multi-kultural muzikor dhe në shërbim të përgatitjes sime profesionale.

Dua të shtoj se kam qenë dhe jam i hapur për çdo bashkëpunim me të gjitha organet kompetente të drejtësisë. Dhe dua të theksoj se çdo aludim mediatik, i bërë për prezencën time në vendin e ngjarjes, veshjen time apo lëvizjet e mia në ato orare është bërë me qëllim disinformimit publik dhe përfshirjes sime e të familjes time në një ngjarje kriminale, ku ne nuk kemi lidhje.

Mediat dhe portalet janë shprehur se për mua si person është prerë fletë-arresti, por kjo gjë nuk është aspak e vërtetë pasi jam interesuar në polici dhe më kanë thënë se nuk mbajmë përgjegjësi për mediat.

Ju lutem, mos përhapni lajme të paverifikuara dhe të paqena, pasi po na inkriminoni në ngjarje që s’kanë liidhje me mua dhe familjen time”, shprehet A.Reçi për News 24.

Saga e vrasjeve fillon me Kreshnik Gjinin të vrarë në Belgjikë, Armando Gjini (vëllai i Preng Gjinit) në Rrëshen, Kastriot Gjini u godit me snajper, Gaspër Gjini në Romë. Zanafilla ka qenë për prishje interesash për trafikun e lëndëve narkotike. Asnjë nga vrasjet e ndodhura në Belgjikë, Romë apo Rrëshen nuk është zbardhur.

Kurse i  fundit ishte Kastriot Reçi, i cili u ekzekutua ne snajper në mes të Rrëshenit rreth 7 muaj më parë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013317108154297
array(1) { ["section"]=> string(91) "atentati-me-tritol-ndaj-preng-gjinit-reagon-i-dyshuari-kryesor-nipi-i-kastriot-recit-221877" }