Një person është arrestuar mëngjesin e sotëm nga policia si i dyshuar për plagosjen e shtetases Flutura Muça, 49 vjeç, dy ditë më parë në qytetin e Shkodrës.
I arrestuari është Shkëlzen Zenja, i dyshuar se është vrasës me pagesë. Zenja nuk kishte shumë kohë që kishte dalë nga burgu për një tjetër atentat.
E plagosura ka deklaruar se atentati ndaj saj është kryer për shkak se ajo dhe familja akuzojnë shtetasin Sadetin Sulaj për vrasjen e motrës së tyre, Suela Muça. Sulaj akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij, Suela Muça, por ai refuzon të pranojë përfshirjen në ngjarje.