Atentati ndaj Artan Cukut, pas hetimeve merret vendimi për pistën më të fortë

Publikuar tek: aktualitet, më 09:29 10-04-2017 Atentati ndaj Artan Cukut, pas hetimeve merret vendimi për pistën më të fortë

Pas vrasjes së ish-drejtorit të Policisë Artan Cuku, policia pati shoqëruar prej ditës së shtunë dy vëllezërit e Agim Dakës, i cili u vetëvra me armën e  Cukut në zyrën e këtij të fundit.

Kjo ishte një ndër pistat më të forta ku u ngitën dyshimet mbi atentatin e Cukut, ndërsa pista tjetër ka të bëjë me vrasjen për shkak të detyrës.

Dy vëllezërit e Dakës thanë në polici se çështja është sqaruar vite më parë.

“Nuk kemi asnjë lidhje me vrasjen. Me komisarin e kemi mbyllur këtë punë që kur vdiq vëllai”, kanë deklaruar vëllezërit, shkruan "BW". Përveç kësaj, të dy vëllezërit kanë pasur alibi pasi në kohën e ekzekutimit të Cukut ndodheshin në Shkodër.

Vetëm sot polica ka lënë të lirë dy vëllezërit e Agim Dakës, duke zhvendosur hetimet në një tjetër pistë. Ndësa mësohet se familja e Artan Cukut është marrë në mbrojtje nga policia. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 17-vjeçarja largohet nga shtëpia dhe nuk kthehet më, nëna e alarmuar i drejtohet policisë
Dosjet e bujshme të Cukut në Vlorë, pistë kryesore hetimi »
Article Logic
Execution time: 0.011045932769775
array(1) { ["section"]=> string(82) "atentati-ndaj-artan-cukut-pas-hetimeve-merret-vendimi-per-pisten-me-te-forte-74672" }