Tre ditë pas ekzekutimit mafioz të ish-drejtorit të policisë së Vlorës, Artan Cuku në ashensorin e pallatit ku banonte, duket se policia ka rënë në gjurmët e autorëve.
Policia ka bërë me dije se janë gjetur disa rroba të braktisura pranë postës nr. 8 në Tiranë dhe dyshohet se i përkasin vrasësit të Cukut, shkruan shqiptarja.com.
Policia ka sqaruar po ashtu se veshja ngjason me atë që kishte vrasësi që u pikas nga kamerat e sigurisë ditën që u ekzekutua Cuku. Ekspertët po ekzaminojnë rrobat e gjetura për të përcaktuar nëse i përkasin vrasësit apo jo.