Atentati ndaj Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dautit, dëshmojnë punonjësit e servisit: Çfarë pamë

Publikuar tek: aktualitet, më 16:21 29-04-2017 Atentati ndaj Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dautit, dëshmojnë punonjësit e servisit: Çfarë pamë

Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dauti mbetën të vrarë disa ditë më parë në Sukth, për shkak të atentatit ndaj tyre nga persona të paidentifikuar ende.

Pak ditë pas vrasjes së dyfishtë, policia ka referuar në prokori rrëfimet e dëshmitarëve okularë që panë skenën sesi ndodhi atentati i dyfishtë.

Dëshmitarët, mes tyre edhe punonjës të autoservisit, konfirmojnë se njëri nga automjetet e vrasësve i kanë prerë rrugën objektivit teksa të dy viktimat po dilnin nga pika e servisit. 

Mbi ta është qëlluar me dy armë, që të dyja automatike thonë përfundimisht hetuesit, ndërkohë që mjeti tjetër i vrasësve, tip Audi ndodhej pak më tej. 

Megjithëse dyshohet se shënjestra kryesore e vrasëve ka qenë ish-zyrtari i policisë Ervin Dalipaj, policia po kërkon në të kaluarën e të dyja viktimave, duke ngritur pistat e mundshme për të dy të vrarët, shkruan Top Channel. 

Për Dalipajn grupi i hetimit thotë se ai ka dyshime të jetë vrarë për shkak të hakmarrjes, aq më tepër që ai ishte nën gjykim për dyshimet se kishte marrë pjesë në rrëmbimin dhe torturimin me pasojë vdekjen e Gazmir Çollakut. 

Nëse vërtetohet se shënjestra ishte Dalipaj, kjo është pista kryesore e hetuesve. Por nga ana tjetër edhe e kaluara e 27-vjeçarit Juxhin Dautaj ka mjaft dritëhije, thanë hetuesit, jo vetëm për shkak të dyshimeve për jetën e tij në Itali, por edhe për dyshimet se ka marrë pjesë në një rrëmbim. 

Deri më tani policia ka sekuestruar 30 kamera në të cilat shfaqet itinerari i makinave të vrasësve si edhe telefonat e vikimave, tashmë të përcjella në laboratorin e kriminalistikës. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ish-ministri i LSI-së refuzoi të jetë pjesë e listës së kandidatëve, reagon Meta
Tragjedi në Tiranë, 57-vjeçari lë amanet për familjen dhe i jep fund jetës »
Article Logic
Execution time: 0.01170802116394
array(1) { ["section"]=> string(94) "atentati-ndaj-ervin-dalipaj-dhe-juxhin-dautit-deshmojne-punonjesit-e-servisit-cfare-pame-76885" }