Policia ka marrë në pyetje punonjës të administratës në Lushnje pas atentatit ndaj kryebashkiakut Fatos Tushe.
10 persona, përfshi personelin e sigurisë dhe punonjës së Bashkisë Lushnje që kanë qenë të pranishëm në momentin e ngjarjes janë marrë në pyetje.
Fatos Tushes iu bë atentat nga ish-shoferi i tij, 45-vjeçari Gëzim Saraçi, i cili sipas dëshmive të para, pas një konflikti verbal për çështje parash para Bashkisë, hyri më pas brenda dhe hodhi në zyrën e kryetarit një granatë dore duke plagosur atë dhe sekretaren Erisa Qalliu.
Të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorit.