Atentati ndaj ‘Init të Çones’ në Vlorë, ekstradohet nga Italia Gentian Dautaj

Publikuar tek: aktualitet, më 15:17 31-10-2020 Atentati ndaj ‘Init të Çones’ në Vlorë, ekstradohet nga Italia Gentian Dautaj Ines Hajrulla

Është ekstraduar nga Italia në drejtim të Shqipërisë, Gentjan Dautaj, një nga 3 qitësit e atentatit të 10 majit të vitit 2019 ndaj Ines Hajrullës ose siç njihet  ndryshe ‘Init të Çones’ në qytetin e Vlorës.

Bëhet me dije se ekstradimi i Dautajt është vonuar për shkak se duhet të përfundonte dënimin me 1.8 vite burg për vjedhje me armë në Itali.

Kujtojmë që në 10 maj të 2019, Serxho Ademi, Albano Goxhaj, Fatmir Hyseni, Daut Elmazi, Igli Memaj, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri ndaj Ines Hajrullës, i cili ndodhej brenda në makinë. Hajrulla iu kundërpërgjigj zjarrit me zjarr duke arritur të shpëtonte.

Inez Hajrulla është një person me precedentë të shumtë penale (trafik droge, vrasje, grabitje) dhe konsiderohet se mbart rrezikshmëri të lartë. Ai i ka shpëtuar dy atentateve të mëparshme.

Në 27 nëntor të 2017, ai humbi këmbën pas shpërthimit të një sasie tritoli në makinën e tij ''Jeep''. Ines Hajrulla njihet ndryshe si ''Ini i Çones'' në Vlorë dhe është djali i biznesmenit Robert Hajrulla.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Makina përplaset me trafikndarësen dhe përmbyset, dërgohet me urgjencë në spital shoferi
Situata e rënduar tek INFEKTIVI, për 5 orë 20 urgjenca në spital »
Article Logic
Execution time: 0.01072096824646
array(1) { ["section"]=> string(81) "atentati-ndaj-init-te-cones-ne-vlore-ekstradohet-nga-italia-gentian-dautaj-225923" }